Mbledhja me dyer të mbyllura/ Rama porosi deputetëve për Lleshin: Meta shkeli Kushtetutën, por do të …

Nov 5, 2018 | 12:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër të Brendshëm, një shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta.

rama mbledhje grupi

Burime për “Panorama” thonë se gjatë fjalës së mbajtur para deputetëve në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS-së, Rama ka theksuar se nuk ka asnjë mëdyshje për mbështetjen e plotë të Sandër Lleshit si kandidatura e duhur për postin.

“Mosdekretimi ështe një shkelje e Kushtetutës, por ndërkohë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese do të gjejmë mënyra të tjera, pasi nuk ka asnjë lloj mëdyshjeje për mbështetjen e Sandër Lleshit”- mësohet të ketë thënë Rama.

Sipas tij, ‘Sandër Lleshi ka Top Cosmic, certifikatën më të lartë të Sigurisë dhënë nga NATO”. Certifikatë që e ka edhe ministri Pandeli Majko, dhënë po nga NATO.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura