Mbledhja me dyer të mbyllura, porositë e Ramës për deputetët e PS

Sep 8, 2017 | 18:00
SHPËRNDAJE

Pas fjalës së hapur që mbajti para deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama ka vijuar me të tjera porosi për ta në takimin që u mbajt me dyer të mbyllura.

rama-grupi

“News 24” raporton se Rama u ka kërkuar në mënyrë të prerë deputetëve që të jenë të gjithë të pranishëm në seancën e nesërme, në të parën seancë të Kuvendit të ri të Shqipërisë, ku do të bëhet votimi i Gramoz Ruçit si kryetari i ri i Kuvendit dhe konstituimi i Kuvendit te ri.

“Asnjë të mos mungojë në seancë nesër. Duhet korrektesë maksimale”-u ka thënë Rama deputetëve, duke porositur qe “neser nuk do te lejohet dalja nga rendi i dites i punimeve te percaktuara te seances se Kuvendit”.

Rama ka njoftuar deputetet se prezantimi i programit te Qeverise se re do te behet diten e hene ne oren 10:00.

Me tej Rama ka theksuar se nuk do te kete asnje emerim pa nivelin e kerkuar profesional dhe do te kete nje fokusim te madh tek marredhenia Qeveri-deputet.

Rama ka folur per nje marreveshje qe do te nenshkruhet dhe qe do te kete nje zbatim rigoroz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura