Mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë/ Kreu i grupit parlamentar të LDK-së: Na takon të shohim gabimet dhe të ndërtojmë të ardhmen

Nov 27, 2022 | 11:26
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ishte ndër personalitet kosovare të cilët mbajtën një fjalim në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, që u mbajt këtë të diel në Tiranë.

gashi

Në fjalën e tij ai bëri thirrje që politikanët e të dy vendeve të kujtojnë gabimet e të shkuarës dhe të ndërtojnë një të ardhmen e duhur në interes të kombit dhe shqiptarëve kudo që janë.

“Ne sot na takon ta kujtojmë historinë të shohim gabimet dhe të ndërtojmë të ardhmen. Sot ne jemi dy shtete, kemi dy qeveri dhe dy Kuvende, por kemi një adresë dhe një drejtim të përbashkët. Kemi rrugën europiane dhe miqësinë dhe partneritetin e njejtë më Bashkimin Evropian dhe SHBA-të. Kemi flamur kuq e zi i cili valvitet në aleancën e NATOS-s.

Bashkë kështu si sot ne na duan shqiptarët. Bashkë në integrimin e dy shtetve tona në Bashkimin Evropian. Gëzuar 28 nëntorin, zoti i bekoftë shqiptarët”, theksoi Gashi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura