Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Presidenti Meta: Ishte një bashkim kontributesh. Koronavirusi kërcënim për të gjithë, e përballojmë vetëm duke qenë të bashkuar

Mar 26, 2020 | 20:27
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta, referuar mbledhjes online të zhvilluar dje, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Rama e kreu i PD-së, Lulzim Basha, th ase shkoi me “përgjegjshmëri dhe konstruktivitet”.

Në një intervistë për “TV 1 Channel”, Shkodër, Presidenti u shpreh se koronavirusi është një kërcënim për të gjithë dhe se do të përballohej me sukses vetëm “duke qenë sa më të bashkuar.

meta keshilli sigurise

Shkoi me përgjegjshmëri dhe konstruktivitet. Ishte një bashkim kontributesh për të realizuar një përgjegjësi të përbashkët. Ky virus është nj kërcënim për të gjithë, është nj kërcënim për udhëheqës shtetesh, mbretër, princa, për yje sportesh, moshat e treta në mënyrë të veçantë, por nuk ka kursyer as të rinj. Është një kërcënim që ne do ta përballojmë me sukses vetë duke qenë sa më të bashkuar pa fshehur mangësitë, por duke i përmirësuar ato. Koha për vlerësime, gjykime, është më e përshtatshme kur përfundojnë beteja të tilla dhe kur vendi kthehet në një normalitet”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura