Mbledhja e Këshillit të PSD, pezullohet sekretari dhe kreu i Tiranës

Feb 11, 2016 | 16:32
SHPËRNDAJE

Partia Social Demokrate ka zhvilluar sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë.

Skender Gjinushi
Skender Gjinushi

Kreu i saj Skënder Gjinushi tha për mediat pas mbledhjes se ishin shkarkuar nga detyra kryetari i Tiranës i PSD dhe Sekretari i kësaj force politike.

Këshilli i sotëm miratoi gjithashtu edhe marrëveshjen e PSD me Kryeministrin Rama dhe me Partinë Socialiste.

“Janë ndaluar të hyjnë njerëz që s’janë të Këshillit. Të hënën s’kishte mbledhje, ishte provokacion”, deklaroi Gjinushi i pyetur nga gazetarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura