Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Noka: Duhet zbardhur urgjent, ka të dhëna dhe emra konkretë

Nov 11, 2017 | 18:44
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Flamur Noka i ftuar në ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24, tha se duhet të zbardhet në mënyrë urgjente mbledhja në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në 11 nëntor të vitit të kaluar.

h6gn

Flamur Noka u pyet për refuzimin e kërkesës të 7 deputeteve të opozitës dërguar Metës ku kërkohej zbardhja e kësaj mbledhje. Noka u shpreh se në atë mbledhje është folur me emra konkretë për zyrtarë të lartë të përfshirë në trafik droge.

“Qeveria është kapur dhe u nxor në pah se qeveria doli me paratë e krimit. Ne besojmë se ka të dhëna konkrete, zbardhja e të cilave hedh dritë. Në dijenë tonë është folur për emra konkretë, ku ka emra të njohur të përshirë në trafikun e drogës. Për të qenë transparent ne ndërmorëm këtë iniciativë. Arsyet se pse u refuzua kërkesa nga presidenti nuk e di, por ne do vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e asaj mbledhje. Po të zbardhet ajo mbledhje dalin në dritë shumë gjëra. I bëj thirrje Prokurorisë të kërkojë të njëjtën gjë nga Presidenti për zbardhjen e mbledhjes së Këshilli të të Sigurisë”- tha Flamur Noka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura