Mbledhja e grupit parlamentar të PD/ Floriana Garo i përgjigjet Alibeajt: Besimi i demokratëve në mandatin e Berishës u konfirmua më 6 Mars

Mar 30, 2022 | 18:29
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha Floriana Garo i është përgjigjur kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili ka thirrur ditën e nesërme mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

fc220f5b-2ba8-4cc9-8911-223b1439c3dc

Garo shprehet se mandati i çdo deputeti është marrë më 25 Prill nga votuesit e Partisë Demokratike, duke iu referuar këtu edhe deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi. Ajo shton se besimi i demokratëve në mandatin e Berishës është konfirmuar në 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.

Në deklaratën e saj, Garo shprehet se ka marrë fund koha kur vota e demokratëve zëvendësohej me urdhra dhe vullnete të liga duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara dhe të fitojmë.

Deklarata

Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike!

Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.

Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.

Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund!

Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe!

Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre.

Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!

Floriana Garo,

Drejtore e Komunikimit te Partise Demokratike

LEXONI EDHE: Nesër zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët mes Komisionit të Rithemelimit dhe grupit parlamentar

Ish-kryeministri Berisha ka konfirmuar se do marrë pjesë në mbledhjen e parë të përbashkët mes Komisionit të Rithemelimit dhe grupit parlamentar, që do zhvillohet ditën e nesërme.

Berisha tha për mediat se grupi parlamentar i PD nuk është i ndarë dhe se për mbledhjen e njoftuan kolegët e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura