Bushati: Gjykata Speciale, e padrejtë për Kosovën. Thaçi: Do padisim Serbinë për gjenocid

Feb 27, 2015 | 11:27
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Zëvëndëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova do të padisë shtetin serb për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Bushati dhe Thaçi në konferencë shtypi

“Kosova do të padisë Serbinë për gjenocidin e kryer tek ne”, ka thënë Thaçi, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, raporton “Indeksi”.

“Kosova nuk ka dashur formin e Gjykatës Ndërkombëtare, ishin të interesuar dhe ne do të dalim fitues sikurse në Hagë. Shpresojmë se kjo çështje të mbyllet shumë shpejt”, vijuar ai.

Thaci- Rama

Thaçi ka thënë se bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë më efektiv në të ardhmen. Në takimin e përbashkët që do të mbahet më 23 mars Thaçi tha se do të rriten bashkëpunimet politike, shoqërore dhe në fusha tjera mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton “Exspress-i”.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin që e ka Shqipëria me Kosovën, si për atë ekonomik ashtu edhe atë për atë politik. Ai tha se inkurajon qeverinë e re të Kosovës që të vazhdojë ta përmbyll procesin e liberalizimit të vizave.

Bushati tha se Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në përpjekjet e saj për integrimet evropiane, liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në NATO. Ministri ynë i Jashtëm tha se Shqipëria mbështet qëndrimet e Prishtinës se Gjykata Speciale për krimet e luftës është e padrejtë për Kosovën. 

Ai më tej tha se kanë biseduar edhe për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Shkak i vizites mesohet te jene koordinimet e nevojshme rreth mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, e cila do të mbahet më 23 mars.

Për të parë se deri ku kanë arritur në realizimin e objektivave të caktuara në mbledhjen e kaluar, Bushati do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Bushati do të ketë një takim edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton “Telegrafi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura