Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili: Rama të deklaronte heqjen e traut, vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Nov 27, 2022 | 12:56
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, bojkotoi mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në momentin që kryeministri Rama mori fjalën në parlament.

PETRIT VASILI KONF

Në një prononcim për media, Vasili sqaroi se veprimi i tij vjen pasi Rama i shërben interesave të Beogradit dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për izolimin e Kosovës.

Ai shtoi se Rama duhej te deklaronte sot heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku sipas tij mysafirët duhej të paguanin Ramën dhe oligarkët për të ardhur në tokën amë.

“Braktisa fjalën e Ramës sepse mendova se Rama do deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur që është tradhtia më e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e beri.

Rama duhej te deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetët mysafirë nga Kosova kanë paguar Ramën dhe oligarkët për të ardhur ne tokën amë.

Rama u shërben vetëm interesave te Beogradit.

Sa kohë të jetë Rama kryeministër këto takime do të jenë jo të sinqerta sepse ai i shërben Vuçiçit dhe izolimit te Kosovës.

Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojën e pabese anti-Kosovë dhe humbi rastin për të shpëlarë disa faje të rënda që bien mbi të” tha Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura