“Mbledhim tifozë më shumë se gjysma e Superiores, këtu ka luajtur Kukësi”, Lushnja “shigjeton” FSHF-në

Dec 27, 2019 | 17:24
SHPËRNDAJE

Klubi i Lushnjes sulmon ashpër Federatën Shqiptare të Futbollit në lidhje me pretendimet e këtij institucioni se myzeqarët nuk mund t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi vitin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, pasi stadiumi “Roza Haxhiu” nuk plotëson kushtet.

lushnjaaaa

Myzeqarët tregojnë se ky i qëndrim i FSHF-së është i turpshëm përderisa skuadra e Kategorisë Superiore Kukësi është lejuar të zhvillojë dy takime në fushën e Lushnjes. Nga ana tjetër, klubi i Kategorisë së Parë kujton se ata po anatemohen nga FSHF-ja për shkak se në zgjedhjet e fundit për kreun e këtij institucioni mbështetën kundërshtarin e presidentit Armand Duka, Bashkim Fino.

Në reagimin e plotë në faqen zyrtare, Lushnja kujton se ka investuar mbi 5 milionë € gjatë 9 viteve për të mbajtur në gjendje optimale fushën e saj.

fusha

Në fund, klubi shton se grumbullojnë tifozë në stadium më shumë se gjysma e skuadrave pjesëmarrëse të Kategorisë Superiore.

Lushnja e mbylli vitin 2019 në vendin e dytë në grupin B të Kategorisë së Parë në vendin e dytë me 25 pikë, 1 më pak se Pogradeci.

Reagim i Lushnjes kundër FSHF-së:

Të sulmosh ekipin e Lushnjës vetëm e vetëm se nuk mbështetëm Dukën por Finon për zgjedhjet e FSHF kjo mbetet e turpshme. Përveçse janë kontradiktorë në ato që thonë por dhe ZERO ndihmë për KF Lushnjën, që për 9 vite e vetme  ka hedhur mbi 5 mln euro për të mbajtur gjallë futbollin.

Por ne një pyetje kishim për ata zotërinjtë që punojnë në FSHF: si ka mundësi që stadiumi ” Roza Haxhiu” nuk është në gjëndje të mirë dhe prapë ka pritur ndeshje të Kategorisë Superiore? ( Kukësi ka luajtur 2 ndeshje ). Pse thoni tani që Lushnja po u ngjit në Superiore nuk do t’i bëjë ndeshjet në atë stadium sepse nuk plotëson kushtet minimale. Zoti punonjës federate , gjendja e stadiumit dihet dhe e dinë të gjith se si është, por të shpreheni në këtë formë është e papranueshme.

Stadiumin e Lushnjes e keni premtuar ju , që do i bëni shkallë plastike , që do të ketë fusha sindetike për stërvitje , për drita etj etj etj.

MBANI FJALËT QË KENI DHËNË OSE HESHTNI E MOS NA MERNI PËR SHEMBULL NE .

Është turp të mereni me një ekip që e mbush stadiumin me shumë se gjysma e Superiores bashkë. I lini inatet e ktheni kokën nga Lushnja se ngelët duke bërë stadiume dhe fusha në provinca , vetëm tifozët e Lushnjës po ulen akoma nëpër beton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura