“Mbi një mijë telefonata, foto dhe video intime”, gardianes i “ngecin” të brendshmet në qeli, zbulohet lidhja me të burgosurin

Dec 24, 2019 | 19:34
SHPËRNDAJE

Një gardiane në burgun më të madh të burrave në Britani është shfaqur sot në gjykatë e akuzuar për marrëdhënie “të papërshtatshme” me një të burgosur.

gardiane 1234

Gardiania Ayshea Gunn, 27 vjeç, nga Pant Glas, Johnstown është dënuar me një vit burg pasi krijoi një lidhje pasionante me njërin prej të burgosurve në Wrexham, Britani.

Në më pak se pesë muaj ajo kishte shkëmbyer mbi 1200 telefonata dhe shumë foto dhe video intime me Khuram Razaq, 29 vjeç.

Policia gjeti në celularin e saj foto me të dënuarin duke u puthur në qeli.

Gjithashtu Ayshea Gunn deklaroi në gjykatë se ajo i kishte dhënë një llogari bankare të një të afërmi të dënuarit dhe pas pak kohësh aty u depozituan 1500 paund.

Ishin kolegët e saj të cilët kërkuan një hetim mbi të pasi kishin dyshime për lidhjen e 29 vjeçares.

Nga kërkimet e policisë në qelinë e të dënuarit u gjetën dhe të brendshmet e Ayshea Gunn e cila ja jepte fshehurazi.

gardiane 4 gardiane 3 gardiane 2 gardiane 1 gardiane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura