“Mbi 70 viktima”/ Nuk kanë të ndalur luftimet mes ISIS dhe forcave kurde në Siri!

Jan 22, 2022 | 23:17
SHPËRNDAJE

Luftimet vazhduan me intensitet për të tretën ditë me radhë të shtunën midis grupit Shteti Islamik dhe forcave kurde në Siri pasi ISIS-i sulmoi një burg ku strehoheshin xhihadistët. Dhuna ka shkaktuar vdekjen e mbi 70 vetëve, tha një organizatë monitoruese.

luftimeisis

Sulmi ndaj burgut në qytetin verior Hasakeh është një nga më të rëndët që ndërmerr ISIS-i që kur “kalifati” i vetëshpallur, u deklarua i mundur në Siri gati tre vjet më parë.

Kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman tha se të paktën 28 anëtarë të forcave kurde të sigurisë, pesë civilë dhe 45 anëtarë të ISIS-it janë vrarë nga dhuna.

ISIS-i nisi sulmin të enjten mbrëma kundër burgut ku strehoheshin rreth 3,500 anëtarë të dyshuar të grupit xhihadist, përfshirë disa nga udhëheqësit e tij, tha Observatori.

Qindra nga të burgosurit xhihadistë të liruar janë kapur, por dhjetëra besohet se janë ende të lirë, tha Observatori.

Burgu është i rrethuar nga forcat kurde me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar, shtoi ai./ Marrë nga VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura