“Mbi 67% e popullsisë, jeton në kufirin e varfërisë”/ Meta: Në fillim të sesionit të ri parlamentar, do angazhohemi për të garantuar me ligj, indeksimin e pagave

Aug 7, 2022 | 18:58
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se forca e tij politike, do të ndërmarrë një nismë ligjore për indeksimin e pagave të qytetarëve.

meta1

Në një postim në Facebook, Meta tha se do të ndërmarrë këtë nismë në fillim të sesionit të ri parlamentar.

Ish-Presidenti ka publikuar një video ku ka renditur disa shifra, sipas të cilave, mbi 67% e popullsisë në Shqipëri jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, me 5.5 dollarë në ditë.

Postimi i Ilir Metës:

Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura