Mbi 500 mijë të vdekur në SHBA/ Biden i drejtohet kombit: Nuk mund ta pranojmë një fat kaq të egër! Edhe pse e kemi luftuar këtë pandemi, duhet të…

| 10:25
SHPËRNDAJE

bidenNdërkohë që SHBA-ja i ka kaluar 500 mijë viktima si pasojë e Covid, Presidenti Joe Biden i është drejtuar kombit duke thënë se “Si vend, ne nuk mund ta pranojmë një fat kaq të egër. Edhe pse e kemi luftuar këtë pandemi për kaq kohë, ne duhet të rezistojmë dhe të mos bëhemi të pandjeshëm ndaj trishtimit,” tha Biden.

“Ne, si komb, duhet t’i kujtojmë ata, në mënyrë që të fillojmë të shërohemi, të bashkohemi dhe të gjejmë qëllimin si një vend i vetëm për ta mposhtur këtë pandemi,” tha ai.

Presidenti dhe nënpresidentja dhe bashkëshortët e tyre, mbajtën një minutë heshtje jashtë Shtëpisë së Bardhë.

“Sot ne shënojmë një moment me të vërtetë të zymtë, pikëllues – 500.071 të vdekur. Janë më shumë amerikanë që kanë vdekur brenda një viti në këtë pandemi sesa në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Dytë Botërore dhe në Luftën e Vietnamit së bashku”, tha Presidenti Biden në një fjalim emocional të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Biden ka urdhëruar që të gjithë flamujt në pronat federale dhe objektet ushtarake të ulen në gjysmë shtize për pesë ditët e ardhshme, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jens Psaki.

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.