Mbi 4 orë debate në Parlament/ Si Bullgaria zhbllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE! Çfarë parashikon rezoluta

Jun 24, 2022 | 13:56
SHPËRNDAJE

Pas më shumë 4 orë debatesh, Parlamenti i Bullgarisë vendosi që të miratojë një rezolutë që në thelb ka propozimin e Presidencës francezë. Kjo zhbllokon rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, si rrjedhojë edhe Shqipërisë.  Rezoluta mori 170 vota pro dhe 37 kundër dhe 21 deputetë abstenuan.

parlamenti bullgar votimi

Kuvendi Kombëtar konfirmon kushtet në të cilat Bullgaria mund të mbështesë çdo hap në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Po çfarë parashikohet?

1-Zbatimi efektiv i Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 dhe procesverbalet e mbledhjeve të Komisionit Ndërqeveritar sipas këtij Traktati.

2-Garantimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni, njësoj si me popujt e tjerë.

3-Ekzistenca e garancive europiane në lidhje me plotësimin e kushteve të pikave 1 dhe 2.

Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Bullgarisë duhet të miratojë projekt-kornizën negociuese dhe konkluzionet e Këshillit të BE-së të propozuara nga Presidenca Franceze, me kushtet e mëposhtme:

-Sqarimi i tekstit të projekt-konkluzioneve të Këshillit në mënyrë që të sigurohet përfshirja e bullgarëve në kushtetutën në dispozitat në të cilat përmenden popujt e tjerë dhe në baza të barabarta me këta popuj.

-Përmirësimi i draft kornizës negociuese të propozuar dhe draft konkluzioneve të Këshillit për të pasqyruar më qartë faktin se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistimit të gjuhës maqedonase.

-Garanton se fqinjësia e mirë mbetet një kriter horizontal gjatë gjithë procesit të anëtarësimit në Maqedonisë në BE, zbatimi i të cilit KE duhet të informojë Këshillin përpara çdo konference ndërqeveritare

-Përfshirja e një referimi për Traktatin e Fqinjësisë së Mirë nga viti 2017 dhe procesverbalet e mbledhjeve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar në lidhje me miratimin nga Këshilli i BE-së të qëndrimeve të përbashkëta për konferencat ndërqeveritare BE-Maqedoni e Veriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura