Mbi 35 mijë viktima nga COVID-19 në Meksikë, por ja çfarë thotë presidenti i vendit

Jul 13, 2020 | 10:25
SHPËRNDAJE

Më shumë se 35,000 njerëz kanë humbur jetën në Meksikë nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Vendi i Amerikës Latine tani ka më shumë vdekje sesa Italia – një nga vendet e para që ngriti alarmin global mbi virusin.

99A4F679-F636-4E1C-9DD2-0CF6FC15406E_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s

Por, presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador, tha të dielën se pandemia ishte “duke humbur intensitetin”.

Ai tha se fajin për shkaktimin e alarmit e kanë “mediat konservatore”.

Ky vend regjistroi 276 vdekje të dielën dhe 4,482 taste të të infektuarve, duke çuar numrin e përgjithshëm në gati 300,000.

Shtetet e Bashkuara janë ende vendi me numrin më të madh të viktimave nga sëmundja.

Pas saj rradhiten Brazili dhe Britania e Madhe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri janë infektuar mbi 230 mijë persona./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura