‘Mbi 22 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare’/ Kim mesazh për shqiptarët: Respektoi rregullat, më shumë do përfitoni për të udhëtuar drejt SHBA

Mar 31, 2023 | 11:59
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me 1 vjetorin për lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese drejt SHBA për shqiptarët.

Capture

Ambasadorja Yuri Kim shkruan se deri më tani janë pajisur me viza 10-vjeçare mbi 22 mijë shqiptarë, ku thekson se nëse respektohen rregullat e vizave më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Amerikës për arsye si vizita familjare ose që të krijojnë marrëdhënie biznesi.

Postimi i plotë:

?? Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi.

?? Today marks one year since the U.S. Embassy began issuing 10-year nonimmigrant tourist and business visas for Albanian citizens. More than 22,000 Albanians have received visas since then – tëice as many as any other year.  Ambassador Kim handed one of these applicants their visa yesterday. She told a group of applicants that as visa rules are respected, more Albanians ëill have the opportunity to travel to the United States for vacation, to visit friends and family, and build business relationships.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura