Mbi 2 milionë vaksinime në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat: Janë vaksinuar plotësisht edhe 229 qytetarë jashtë vendit

Jan 14, 2022 | 11:08
SHPËRNDAJE

Që nga nisja e procesit të vaksinimit një vit më parë në Shqipëri janë kryer 2 510 426 vaksinime në total. Ministria e Shëndetësisë, bën të ditur se vetëm ditën e djeshme janë kryer 8155 vaksinime.

271886030_235516775424773_3088891847841567950_n

Po ashtu, sipas Ministrisë, 229 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 458 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Kujtojmë që në vendin tonë prej fillimit të vitit janë shtuar rastet e infektimeve, kjo edhe pas identifikimit të variantit Omicron.

Vetëm ditën e djeshme, ministria e Shëndetësisë tha se janë infektuar 2029 qytetarë dhe dy kanë humbur jetën.

© Panorama.al

Te lidhura