Mbi 2 kuintalë drogë nga Shqipëria në Greqi, kapet ngarkesa, 1 i arrestuar

Aug 9, 2018 | 17:47
SHPËRNDAJE

Një sasi prej rreth 264 kg marijuanë është sekuestruar në  Aleksandroupoli të Greqisë. Droga që dyshohet se vinte nga Shqipëria, u gjet e fshehur në shkurre në një zonë bujqësore, e ndare në 8 çanta që përmbanin 200 pako me 263 kg 840 gram marijuanë.

WhatsApp Image 2018-08-09 at 5.37.00 PM

Policia mbajti në vëzhgim zonën dhe arriti të arrestoje një 76-vjeccar grek i cili shkoi tek vendi ku ishte fshehur droga. Policia greke vijon hetimet për rastin ne fjale, raportojnë mediat lokale.

WhatsApp Image 2018-08-09 at 5.37.01 PM

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur, Grevena e Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura