Mbi 1800 vikima në Itali, flet Conte, u përgjigjet kritikëve: Kjo është periudha më e rrezikshme, do jenë javë shumë të vështira. Nuk kemi arritur ende kulmin

| 10:55
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që Italia numëron 1800 viktima nga koronavirusi, kryeministri Conte flet për situatën në vend, duke thënë, se sipas specialistëve, ende nuk është arritur kulmi, javët që vijnë janë më të vështirat ndaj duhet kujdes maksimal dhe zbatim i gjithë kufizimeve të vendosura nga qeveria.conte

«Duhen evituar lëvizjet e panevojshme, është koha e sakrificave e zgjedhjeve të përgjegjshme”- thotë ai, në një intervistë të pubikuar në Corriere dela Sera.

Z.Kryeministër, kemi përpara Italinë që zbaton rregullat, këndon nga ballkonet, dhe 62% pranon rregullat e vendosura nga Palazzo Chigi. Por është edhe Italia e “dredharakëve”…

Duhet të evitojmë në çdo mënyrë lëvizjet e panevojshme. Është momenti i sakrificave dhe zgjedhjeve të përgjegjshme. Prej fillimit kam punuar me shpirtin e bashkimit, duke vënë shëndetin mbi të gjitha. Kjo shpjegon edhe 62% mirëkuptim. Po përballemi me një emergjencë të paparë që nga paslufta. Shumica e italianëve është e ndërgjegjshme që rregullat shërbejnë për të mbrojtur njerëzit tanë te dashur. Jam krenar të shoh këtë komunitet të madh, që në momentet e vështirësive të mëdha, këndon himnin kombëtar dhe të duartrokasë mjekët, që punojnë në vijë  e parë.

Më shumë se 1800 të vdekur. A do të mundë Italia ta ndalë epideminë apo pjesa më e madhe e popullsisë do infektohet?

Nëse vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, evitojmë kontaktet me rrezik dhe do jemi më efikasë në përballimin e virusit. Shkencëtarët thonë se nuk kemi arritur akoma pikun, këto jane javët me të rrezikshme dhe duhen marrë masat maksimale. Nuk mund të ulim vigjilencën. Është sfida më e madhe e dekadave të fundit dhe për ta fituar duhet kontributi i 60 milionë italianëve.

Në Lombardi mungojnë shtretërit dhe maskat, Fontana e  ndjen qeverinë të largët dhe thërret në ndihmë Bertolason. Si i përgjigjeni sfidës?

Të ushqesh polemikat nuk është e shëndetshme, është çmenduri. Organizata e Shëndetësisë është në duar të regjioneve. Pa dashur dhe pa mundur të cenojmë të drejtat kushtetuese, duhet te bashkëpunojmë të gjithë së bashku, që ta bëjmë sistemin shëndetësor sa më efikas.

Bertolason nuk e njoh personalisht, por e gjykoj pozitive që regjioni ka afruar një njeri qe njeh makinerinë organizative të mbrojtjes civile.

Vdekshmëria ështe kaq e lartë në Itali, nuk mendoni të ndryshoni straregji, ndoshta duke vepruar si Koreja?

Duhet të presim disa javë për të parë rezultatet e vendimeve tona, të udhëhequra nga te dhënat e komitetit tekniko shkencor. Nuk duhen nisma të tjera, për momentin duhet të respektojmë me skrupulozitet ato që janë. Nuk është ndaluar lëvizja, por të vrapojmë të gjithë bashkë është e ndaluar. Kanë bërë mirë sindikatat që kanë mbyllur parqet. Po ashtu kishat. E di që po kërkoj shumë, por duhet të jemi të gatshëm të përballemi me kulmin e infeksionit dhe është mirë të rrimë të gjithë në shtëpi.

Lega i kërkon qeverisë të ndjekë rrugën gjermane, e cila ka vendosur 550 miliardë kredi biznesi në tryezë.

Garancitë e parashikuara në dekretin e ligjit të ri aktivizojnë fluksin e kredive të cilat, në raport me PBB-në, janë të ngjashme me ato të Gjermanisë”.

Evropa në kohën e koronavirusit është ajo e Lagarde, apo ajo e Von der Leyen?

“Thjesht është ajo që është e aftë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’iu përgjigjur emergjencës, që nuk është italiane, por evropiane. Tashmë në video konferencë disa ditë më parë, Presidenti von der Leyen ma bëri të qartë idenë për të përdorur të gjitha mjetet e nevojshme për të mbështetur Italinë. Masat e para të shpallura nga Komisioni për ndihmë mjekësore dhe ekonomike, më duket se janë efektive dhe konkrete, si dhe heqja e pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave shëndetësore në tregun e brendshëm.

A do të pasojë një periudhë lotësh dhe gjaku?

“Ne po përgjigjemi me një paketë rregullash që do t’i lejojnë ekonomisë sonë të përballojë kostot e vendosura nga gjendja e emergjencës. Ne jemi të gatshëm, nëse është e nevojshme, të veprojmë përsëri për të rihapur vendin. Ne do të bëjmë gjithçka të mundshme në mënyrë që, edhe në hartimin e ligjit të buxhetit, Italia të kthehet në garë falë investimeve, uljes së taksave, dhe inovacionit. Ne do të ndihmojmë Italinë të ngrihet dhe jam i bindur që do ta bëjmë atë.

Cfarë do të kerkoni sot me drejtuesit e tjerë të G7 përmes videokonferencës?

“Koordinimi evropian i masave shëndetësore dhe ekonomike është i nevojshëm. Është koha për zgjedhje të guximshme dhe Italia mund të ofrojë një kontribut të rëndësishëm, pasi është vendi që ishte i pari në Evropë që ka provuar një përhapje kaq të gjerë të virusit “.

Dy anëtarë të qeverisë, Ascani dhe Sileri, janë pozitivë me koronavirus. Cfarë masash keni marrë?

“Një përshëndetje të përzemërt për Pierpaolo dhe Anna, me shpresën se ata mund të shërohen së shpejti së bashku me mijëra italianë që duhet të përballen me virusin sot. Për ditë të tëra ne kemi respektuar distancën prej një metri, ne kryejmë takime përmes videokonferencave dhe preferojmë punën në distancë sa më shumë që të jetë e mundur.

Cfarë efekti ju bën kur dëgjoni që Renzi nxit vendet evropiane të mos bëjnë “gabimet e Italisë”?

“Italianët bërtasin krenarinë e tyre nga ballkonet, dëshmojnë për të gjithë botën se çfarë do të thotë të jenë pjesë e këtij komuniteti dhe të mbeten të bashkuar. Më telefonojnë shumë krerë shtetesh dhe qeverish, të cilët admirojnë guximin tonë për të ndërmarrë masa të tilla kufizuese dhe përgjigjen dinjitoze të qytetarëve për t’i respektuar ato. Jam i befasuar kur një ish kryeministër, i cili përfaqësonte Italinë në botë, flet keq për qeverinë italiane jashtë vendit, në TV dhe gazeta amerikane dhe gjermane. Por unë nuk i komentoj. Unë do t’i vetë italianët të gjykojnë. /B.P/ PANORAMA

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

Comments are closed.