Mbi 1800 forca policie për sigurinë e Kerry, ja rrugët që do të bllokohen

Feb 12, 2016 | 18:04
SHPËRNDAJE

Mbi 1800 forca policie do të jenë të angazhuar gjatë ditës së diel në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Vizita e tij tri orëshe do të nisë me pritjen në Rinas nga Presidenti, Bujar Nishani.

F140106FFMS04-e1389040802658-635x357

Grupi i Punës për sigurinë i cili është ngritur në bashkëpunim dhe me autoritet e Ambasadës Amerikane do të përfshijë të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në planin e sigurisë, si Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Garda e Republikës, Drejtoria Përgjithshme e Emergjencave Civile Sipas Burimeve zyrtare është hartuar e vënë në zbatim një plan i posaçëm masash me detyra konkrete për 1800 forca policore të angazhuara.

Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00 -15:00 në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshit “Nënë Tereza”, Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshit “Skënderbej”. Edhe parkimi i automjeteve do të jetë i ndaluar në akset rrugore nga do të kalojë eskorta e sekretarit Kerrri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura