Mbi 18 mijë persona në Shqipëri janë vaksinuar me dozën e tretë/ Ministrja e Shëndetësisë: Një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur

Nov 11, 2021 | 10:10
SHPËRNDAJE

Në Shqipëri tashmë ka filluar të aplikohet edhe doza e tretë e vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se deri tani janë mbi 18 mijë persona që kanë marrë dozën e tretë.

manastirliu

Sipas saj, kjo është një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur nga pandemia.

“Më shumë se 1️8 000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag. Kontakto mjekun e familjes”, shkruan Manastirliu në Facebook.

SITUATA

Lidhur me situatën epidemiologjike, e djeshmja ka sjellë një rritje të shifrave të infeksionit në vend, kjo lidhet edhe me rritjen e numrit të testimeve, megjithatë shkalla e infeksionit vijon të jetë gati 20 për qind, çka nënkupton që 20 për qind e personave të testuar kanë rezultuar të infektuar.

“Janë kryer 3,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 690 qytetarë, në këto bashki: 297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamzë, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh. Janë 8,190 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin”, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura