“Mbi 1500 vende të lira pune”- Rama: U bë barcaletë thënia ‘punë ka, por nuk ka profesionistë’! Në çdo kompani…

May 24, 2022 | 11:26
SHPËRNDAJE

Nga 63 kompani janë ofruar më shumë se 1500 vende të lira pune. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë panairit të punës dhe aftësive në qytetin e Durrësit.

Rama u beri thirrje te gjithëve qe te behen pjesë e këtij panairi për të zgjedhur profilin që i përshtatet për të ndërtuar një të ardhme të sigurt.

“Në 63 kompanitë këtu të përfaqësuara ka një hapësirë për punësim për 1500 persona. Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij panairi nga drejtoria rajonale e punësimit këtu në Durrës janë edhe 600 vende të lira për ata që duan të punësohen.

U bë një barcaletë që dikur u tha në publik lidhur me faktin që punë ka por nuk profesionistë.

Sot kjo është ajo që mund ta ndeshësh në çdo derë të çdo kompanie dhe që në fakt është një problem që thellohet si rezultat i nevojës së kompanive për të pasur një kualifikim të lartë të punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet në një treg ndërkombëtar importesh dhe ekspertesh. Është një terren me potenciale të pashfrytëzuara.

Është e qartë që i gjithë zinxhiri ekonomik i prodhimit apo shërbimeve ka një rritje të cilësisë së hallkave përbërëse.

Kjo është arsye që ne si qeveri jemi angazhuar më shumë për të rritur mundësitë për trajnim, për aftësim dhe për të rritur komunikimi me sektorin privat përmes trajnimeve”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura