Mbi 100 policë për të ndalur “luftën” mes dy vajzave dhe një djali

Oct 7, 2015 | 15:35
SHPËRNDAJE

Nje rrahje masive shpërtheu jashtë Walthamstow High Street te Londres.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kane ngarkuar nje video ne You Tube qe tregon grupet e të rinjve që luftojnë mes tyre edhe me sende te forta.

Policia, me shume se 100 efektive, u detyruan të mbyllnin rrugët qe te çojne ne kete zone dhe te mos lejonte kalimin ne to në përpjekje për të shpërndarë turmat.

Sakaq, përdoruesit e mediave sociale pretendojne se gjithçka nisi nga një grindje midis dy femrave të reja me një mashkull.

Luftimet vazhduan për rreth katër orë para se policia njoftoi se të rinjtë ishin “shpërndarë” pas orës 9 te darkës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura