Mbi 100 mln lekë të sekuestrua për 613 kokainë/ Ja kush janë pronarët e bizneseve

Jul 12, 2018 | 21:14
SHPËRNDAJE

Një sasi e konsiderueshme parash është sekuestruar nga Task Forca Speciale e Forcës së Ligjit, në dy llogari bankare pas sasisë prej rreth 613 kokainë kapur në fund të shkurtit: Rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja).

“Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit ‘Last Snow’ ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve ‘Arbri Garden’ shpk dhe ‘Ecoalmax’ shpk”, njoftoi Policia.

“Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta”, shtuan të njëjtat burime.

Pronarët e dy kompanive

“Arbri Garden” me pronar Arbër Çekajn është kompania që porositi ngarkesën me banane ku u gjet e fshehur kokaina, ndërsa kompania “Ecoalmax” rezulton se ka pronar Selim Çekajn (babai i Arbër Çekajt) , sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Nga një kërkim në QKB, rezulton se dy kompanitë përcaktojnë si zyra qendrore të njëjtin lokacion: “Durres Maminas- Rruga Dytesore Maminas-Durres, Magazine, me nr.pasurie 328/44, zona kadastrale 3796”. Pikërisht në këto magazina efektivët e Policisë sekuestruan drogën.

exoalmax

arbi garden

Aksioni

Kontejneri me drogë mbërriti në Portin e Durrësit më 19 shkurt, pasi kishte kaluar në Portin e Livornos më parë, ku ishte vonuar disa ditë. Autoritetet atje kishin pasur dyshime për të dhe kanë sinjalizuar doganën shqiptare se diçka nuk shkonte me kontejnerin. Edhe skaneri në Portin e Durrësit tregoi se në pjesën fundore të kontejnerit ishte ndërhyrë dhe kishte prani silikoni. Doganat, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e hapën kontejnerin fshehurazi dhe zbuluan drogën.

policia-me-logo-droga-kokaine-durres

Më pas ata vendosën të bënin dorëzim të kontrolluar për të mësuar për destinacionin dhe porositësit. Kontejneri iu nënshtrua procedurave doganore dhe u la të shkonte në destinacion.

Aty më pas Policia ndërhyri duke arrestuar në magazinën e Maminasit shoferin dhe menaxherin e firmës, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushajn. Të dy ndodhen nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Operacioni është bërë më 28 shkurt gjatë natës, ku kamioni është ndjekur nga oficerët e Policisë deri te magazina ku mblidheshin bananet në Maminas. Më pas është lëshuar edhe urdhër-ndalimi ndaj pronarit të firmës “Arbri Garden” që porositi ngarkesën, i cili u arrestua në Gjermani, pasi u shpall në kërkim nga autoritet shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura