Mbi 100 miliardë dollarë dëme/ Uragani ‘Ian’ një nga më të kushtueshmit në historinë e SHBA, deri tani 30 të vdekur

Oct 1, 2022 | 23:51
SHPËRNDAJE

Uragani Ian ka shkaktuar “mbi 100 miliardë dollarë” dëme. Kjo do ta bënte Ian uraganin e katërt më të kushtueshëm në historinë e SHBA-së.

uragani

Të paktën 30 persona janë konfirmuar të vdekur, përfshirë 27 në Florida.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e shtëpive të përmbytura në Florida teksa autoritetet në Karolinën Jugore kanë nisur të vlerësojnë dëmet e shkaktuara në një prej stuhive më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Stuhia e fuqishme ka terrorizuar miliona njerëz brenda një jave, duke filluar nga Kuba, Florida dhe më pas në Karolinën e Jugut.

Numri zyrtar i të vdekurve është rritur gjatë gjithë ditës së premte, me autoritetet që paralajmëruan se ka të ngjarë të rritet edhe më shumë pasi ekuipazhet të bëjnë një spastrim më të plotë të dëmit. Kërkimet kishin për qëllim shpëtimin emergjent dhe vlerësimet fillestare, ka thënë drejtori i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida, Kevin Guthrie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura