Mbi 10 mijë anëtarë të PD-së në Shkodër nisin votimet për 39 kandidatë për deputetë

Sep 30, 2020 | 10:53
SHPËRNDAJE

Ka nisur në Shkodër votimet brenda radhëve të Partisë Demokratike për kandidatë për deputetë. Votimi ka nisur në orën 10:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00, ndërsa të drejtën e votës e kanë 10100 anëtarë.

Më konkretisht, dega Shkodër ka 6100 anëtarë, Malësia e Madhe, 1900, Puka dhe Fushe Arrësi 1800 dhe Vau Dejës 1300 anëtarë. Ne total janë 39 emra për qarkun Shkodër prej të cilëve 23 për degën e PD Shkodër si kandidate të mundshëm për deputetë dhe kryetar bashkie. Ata që marrin votat kontestuese të përcaktuara nga qendra atëherë s’kualifikohen.

“Procesi filloi në orën 10 dhe do të vazhdojë deri në orën 18:00. Pas procesit do të vijojë numërimi i votave. Është hera e parë në 30 vite që zhvillohet kjo mënyrë përzgjedhjeje. Kjo është një risi për Partinë Demokratike. Kjo është lista më e mirë. Mund të ketë edhe hatër mbetje. Komisioni është marrë një muaj e gjysmë për përzgjedhjen e kandidaturave”, tha kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës, Xhevdet Amuli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura