“Mbi 1.3 milionë vaksinime të kryera”, Rama thirrje qytetarëve: Variant i ri i koronavirusit shqetësim për të gjithë, shfrytëzoni…

Aug 20, 2021 | 8:09
SHPËRNDAJE

vaksina

Dy javët e fundit, vendi ynë është përballur me një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus duke rritur ndjeshëm bilancin e rasteve të reja.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer mbi 1 milion e 350 mijë vaksina. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai i bën thirrje qytetarëve për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit për të marrë dozat duke theksuar rrezikun e shtuar të variantit Delta.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund muajin e hapur të vaksinimit, pasi situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë. Vaksinimi ndaj Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera” –shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura