Mbetjet e rrezikshme në tragetin Brindisi-Vlorë, reagon gruaja e pronarit të firmës: E morën për dëshmi dhe i vunë prangat, ne gjithmonë…

Feb 21, 2020 | 11:55
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit te gjashtë personave, te akuzuar se tentuan të fusnin në Shqipëri mbetje të rrezikshme përmes tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, reagon bashkeshortja e Zamir Kormuzit, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve.pjimage (96)

Ne nje deklarate per mediat Rozina Kormuzi hedh poshte akuzat dhe kerkon lirimin e bashkeshortit te saj, per te cilin deklaron se eshte i pafajshem.

“Ne jemi biznes i paster. Nuk kemi lidhje me kete qe po thuhet ne media. Policia e mori burrin tim per nje deshmi dhe e arrestoi. Ne kemi punuar gjithmone pastër ne firmën tone. Asnjehere nuk kemi futur mbetje te rrezikshme”- thotë ajo, duke i bërë thirrje drejtësisë dhe gjykatës, pasi sipas saj burri është i pafajshëm.

NJOFTIMI I POLICISË

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua oprazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të eracioni policor i koduar ‘Amiant’. Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garrezikshme për të hyrë në Republikën e Shqipërisë. Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale, ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të ndaluara’, ‘Menaxhimi i mbetjeve’ dhe ‘Transportimi i mbetjeve’.

ÇFARË JANË MATERIALE TË TILLA?

Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjene dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm. Është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore e shëndetit publik dhe më e keqja është se vret në heshtje. Amianti, azbesti, eterniti, cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin, pasi është gjithkund i përdorur, por pakkush e di se mund të vrasë.. Kur trupi është i kontaminuar prej tyre, shkaktohen sëmundje si: asbestoza, pllakat pleurale, kanceri i mushkërive, mesothelioma, kanceri i laringut dhe kanceri i ovareve. Për fat të keq, fibrat e azbestit mund të “flenë” në trupin e njeriut për 30-40 vjet dhe pas një periudhë kaq të gjatë ato mund të aktivizohen dhe shkaktojnë sëmundje shumë të rënda. Dhe vështirë se në këto rrethana mund t’ju shkojë mendja që shkaktari është azbesti, materiali me të cilin dikur kishit mbuluar barakën apo materiali që keni izoluar tubacionet e kuzhinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura