Mbetja e udhëtarëve shqiptarë jashtë vendit/ Genc Pollo: Të merret shembulli i Austrisë. Pse qeveria nuk përdor Air Albania-n?

Mar 18, 2020 | 17:13
SHPËRNDAJE

Mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit ka lënë jashtë shumë shqiptarë, të cilët ka shkuar për vizita në vende të ndryshme.

pollo

Duke marrë shkasë nga ky shqetësim, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, pyet qeverinë se pse nuk përdor Air Albania-n për të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në vende të ndryshme të Evropës.

Postimi i Pollos:

Kriza e koronavirusit, ndërprerja e fluturimeve nga linjat ajrore e mbyllja e kufijve në Europë zuri në befasi dhjetëra mijë udhëtarë që po orvaten mes vështirësive të kthehen në shtëpi. Qindra bashkëatdhetarë tanë kanë ngecur nga Spanja në Suedi e më gjerë dhe nuk po gjejnë dot fluturim kthimi.

Çdo shtet po tenton t’i ndihmojë. Qeveria austriake ka pajtuar Austrian Airlines që të bëje fluturime riatdhesimi deri nga Tenerife në Atlantik.

A nuk mundet qeveria shqiptare të angazhojë Air Albania-n për fluturime të tilla nga aeroportet ku kemi qindra shqiptarë që presin? E ka më të kollajtë pasi është kompani që e ka themeluar me vendim të saj e ku shteti është bashkaksioner (ndërkohë që Austrian është private, pa aksione të shtetit).

A nuk është rasti për të përdorur për mirë një kompani me origjinë problematike? Për të kompensuar disi mëkatin fillestar?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura