“Mbështetja nga ndërkombëtarët”- Paloka ironizon Ramën: Iu rikthye avazit të vjetër. S’besoj që të huajt përkrahin kapjen e drejtësisë

Nov 15, 2019 | 14:53
SHPËRNDAJE

Edi-Paloka-RamaNënkryetari i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai iu rikthye ‘avazit’ të vjetër, se shkeljet ligjore e kushtetuese, po  i ndërmerr në marrëveshje me ndërkombëtarët.

Paloka thekson se të njëjtën taktikë Rama e ndoqi dhe kur vendi u mbush nga kanabisi.

“Rama ju kthye dhe sot “avazit” te vjetër sipas te cilit gjithë shkeljet ligjore e kushtetuese qe ai ndërmerr i bën me marrëveshje me ndërkombëtaret. Ndërkohe gjithë ata qe denoncojnë e kundërshtojnë shkeljet e tij , janë kundër BE apo SHBA…!!!

Mos harrojmë se ketë “taktike” Rama e ndoqi here ne mënyre abuzive e here me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur përpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata te disa diplomateve megjithëse kanabisi kishte pushtuar çdo pëllëmbe. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare…

Sot, po i njëjti ( qe për reformën zgjedhore nuk i do as prane ndërkombëtaret) nxorri perpara ndërkombëtaret për te justifikuar shkeljen e Kushtetutës dhe kapjen e drejtësisë…

Unë nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonjë përfaqësues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramën ne kapjen e drejtësisë ne mënyre antikushtetuese”, tha ai.

Qëndrimi i Palokës

Rama ju kthye dhe sot “avazit” te vjetër sipas te cilit gjithë shkeljet ligjore e kushtetuese qe ai ndërmerr i bën me marrëveshje me ndërkombëtaret. Ndërkohe gjithë ata qe denoncojnë e kundërshtojnë shkeljet e tij , janë kundër BE apo SHBA…!!!

Mos harrojmë se ketë “taktike” Rama e ndoqi here ne mënyre abuzive e here me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur përpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata te disa diplomateve megjithëse kanabisi kishte pushtuar çdo pëllëmbe. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare…

Sot, po i njëjti ( qe për reformën zgjedhore nuk i do as prane ndërkombëtaret) nxorri perpara ndërkombëtaret për te justifikuar shkeljen e Kushtetutës dhe kapjen e drejtësisë…

Unë nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonjë përfaqësues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramën ne kapjen e drejtësisë ne mënyre antikushtetuese.

Nga ajo qe kemi degjuar publikisht, partneret jane angazhuar dhe mbeshtesin ngritjen e nje drejtesie te pakorruptuar e te pavarur. Nje drejtesi qe denon politikanet , qeveritaret e korruptuar e te lidhur me krimin . Ministrat e funksionaret qe ne bashkepunim me krimin kane blere e manipuluar votat e shqiptareve.

Te paktën ne kushtet e Bundestagut këto kemi lexuar . Edhe ne raportet e Departamentit Amerikan  te njejten linje kemi pare ( e nuk mund te jete ndryshe) kështu qe nuk dihet per cilet partnere flet Rama !

Po është e vërtete qe ndërkombëtaret , ashtu si opozita, kërkojnë ngritjen sa me pare jo vetem te Gjykatës Kushtetuese e Gjykates se Larte , po dhe gjithë institucioneve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta sidomos SPAK dhe BKH. Kush i shkatrroi gjykatat ? Kush i ka penguar dhe vazhdon ti pengoje keto institucione? Kush e zvarriti dy vjet e vazhdon te zvarrise dhe sot ngritjen e tyre?

Opozita, qe nuk ka me asgje ne dore përveç fjalës?! Kush e sterzgjat Vettingun per ta perdorur si mjet presioni ndaj gjyqtareve e prokuroreve? Kush nuk ju jep as fondet dhe stafet e domosdoshme  per kryerjen e funksioneve elementare ketyre institucioneve ?

Sigurisht edhe shqiptari me naiv e di dhe e kupton se kujt i duhet nje drejtesi e kapur sepse sot e di kushdo se kush eshte i korruptuari dhe i lidhur me krimin. Kjo eshte arsyeja pse Rama nuk mund te lejoje ngritjen e institucioneve te pavarura te drejtesise. Prandaj ose te kapura prej tij ose te bllokuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura