Mbështetja e Serbisë ndaj agresionit rus, LSI kërkon miratimin urgjent të Rezolutës në Kuvend: Të dilet në mënyrë të menjëhershme nga Open Balkan

Mar 4, 2022 | 11:56
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës që të votojë në mënyrë urgjente një rezolutë për daljen e Shqipërisë nga nisma Ballkani i Hapur.

Petrit Vasili

Vasili thekson se duke qëndruar në krah të Serbisë në nismën rajonale, Shqipëria pozicionohet me një vend i cili ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Rusisë për agresionin në Ukrainë, duke mos vendosur sanksione ndaj saj.

Sipas tij, i vetmi qëndrim, që vendos në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të Shqipërise dhe që rikonfirmon qartë qendrimin euroatlantik të vendit, është miratimi i rezolutës për daljen nga Open Balkan.

REAGIMI I PLOTË

Kuvendi te votoje urgjent Rezolute per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur i Vuçiçit!

Sot Ballkani i Hapur kjo sipermarrje politike proruse eshte nje damke e zeze, qe Shqiperia po e vuan per shkak te Edi Rames.

Serbia, e cila udheheq, perdor dhe imponon gjithshka ne Ballkanin e Hapur eshte rreshtuar qarte pro Rusise dhe kunder sanksioneve ndaj saj duke u vendosur haptas pra pro luftes dhe kunder paqes e stabilitetit.

Edi Rama duke mbeshtetur Ballkanin e Hapur eshte i vetmi ne Europe, qe i qendron hapur ne krah Vuçiçit dhe Serbise, qe eshte i vetmi vend haptas prorus.

As edhe nje shqiptar i vetem nuk e mbeshtet kete qendrim te Edi Rames, i cili turperon dhe demton thellesisht vendin dhe interesat e shqiptareve te sotme dhe te se ardhmes.

Kuvendi i Shqiperise duhet te miratoje urgjentisht nje Rezolute te qarte ku ti kerkohet Edi Rames dhe qeverise qe te dale menjehere nga Ballkani i hapur, te anulloje çdo vendim te marre per kete qellim dhe te nderprese edhe cdo nisme te filluar dhe qe ka te beje me Ballkanin e Hapur.

Ky eshte i vetmi qendrim, qe vendos ne vend dinjitetin e neperkembur te Shqiperise dhe qe rikonfirmon qarte qendrimi euroatlantik te vendit, i cili perfaqeson edhe vullnetin e te gjithe shqiptareve.

Ne cdo moment politika e jashtme e Shqiperise eshte orientuar qarte drejt perendimit, paqes dhe respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te popujve qofshin keta afer apo larg nesh.

Eshte e para here, qe per shkak vetem te Edi Rames, Shqiperia ne menyre te padrejte dhe te pamerituar vendoset ne pozicionin e saj me te shemtuar dhe me negativ duke perkrahur Vuçiçin dhe interesat e Serbise, ne te kundert te paqes por edhe interesave te vete shqiptareve, qe po vuajne pasojat e Ballkanit te Hapur e ku mijra fermere shqiptare po i vuajne dhimbshem ne kurrizin e tyre.

Ndaj Rezoluta e Kuvendit per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur do te ishte nje akt kombetar i hapur pergjegjshmerie ndaj vendit,distancimi te qarte dhe te prere nga Vuçiçi dhe politika e tij, por edhe rivendosjes se imazhit te Shqiperise, qe eshte deformuar rende per shkak te lojes se interesave te errta te Edi Rames.

Kuvendi i Shqiperise ka pergjegjesise historike te mbroje vendin dhe interesat e tij.

Kuvendi ka rastin te tregoje se perfaqeson interesat e shqiptareve dhe jo te Edi Rames.

Kuvendi ka mundesine ti tregoje te gjithe opinionit boteror se shqiptaret duan paqen dhe demokracine.

Kuvendi ka shansin historik ti heqe vendit njollen e erret proserbe dhe proruse, qe i ka vene padrejtesisht Edi Rama.

Kuvendi mund ta beje kete vetem duke votuar me 139 vota Rezoluten per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur dhe kjo duhet bere tani sepse neser do te jete shume vone!!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura