Mbështetja e sart up-eve, si do të ndahen 10 milionë euro për 4 vite

Jan 19, 2022 | 19:15
SHPËRNDAJE

Me gjithë zhvillimet e fushës teknologjike dhe tendencat globale drejt fuqizimit së start up-eve, ka nxitur nevojën për përkrahjen dhe fuqizimin e tyre edhe në vend, gjë e cila ka qenë një kërkesë prej disa vitesh e aktorëve të fushës dhe ekosistemeve të start up në Shqipëri.

start up

Momentalisht, situata në ekosistemin e start-upeve në Shqipëri nuk është e rregulluar, për pasojë lindi nevoja e një ligji të ri që adreson të gjitha problematikat e sektorit, i cili u njoftua që në vitin e shkuar dhe që pritet të miratohet këtë vit.

Sipas relacionit përfundimtar të këtij ligji, Kosto për buxhetin, në formën e granteve dhe shërbime mbështetëse (trajnim, këshillim ) do të jetë në shumën 1.208.479.396 Lekë (10 milionë Euro).

Kuantifikimi i përfitimeve është parashikuar për startup-et dhe lehtësuesit e startup-eve nëpërmjet skemës së mbështetjes me grante nga buxheti i shtetit në masën 1.208.479.396 Lekë (10 milionë Euro), të disbursueshme përgjatë 4 vjeçarit të ardhshëm, duke i shtuar kështu përfitimet për startupet.

Në vitin e parë janë parashikuar kosto gjithsej 302.119.849 lekë, e cila përfshin grante në formën e mbështetjeve financiare direkte për startup-et që plotësojnë kriteret, si edhe pagesën për anëtarët e komisionit të përbërë nga 5 anëtarë ad-hoc, që do të mblidhet mesatarisht 3 herë në vit për përzgjedhjen e ideve fituese, si edhe hartimin e raporteve vjetore për parashikimin e nevojave për aftësim nga startup-et dhe lehtësuesit.

Në vitin e dytë po ashtu janë parashikuar kosto gjithsej 302.119.849 lekë, e cila përfshin grante në formën e mbështetjeve financiare direkte për startup-et që plotësojnë kriteret, si edhe pagesën për anëtarët e komisionit të përbërë nga 5 anëtarë ad-hoc, që do të mblidhet mesatarisht 3 herë në vit për përzgjedhjen e ideve fituese, si edhe hartimin e raporteve vjetore për parashikimin e nevojave për aftësim nga startup-et dhe lehtësuesit.

Në vitin e tretë, deri në vitin e katërt janë parashikuar kosto të përvitshme 302.119.849 lekë, të cilat përfshijnë grante në formën e mbështetjeve financiare direkte për startup-et që plotësojnë kriteret, si edhe pagesën për anëtarët e komisionit të përbërë nga 5 anëtarë adhoc, që do të mblidhet mesatarisht 3 herë në vit për përzgjedhjen e ideve fituese, si edhe hartimin e raporteve vjetore për parashikimin e nevojave për aftësim nga startup-et dhe lehtësuesit./Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura