Mbështetja e BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor/ Ministrja Xhaçka: Hapja e bisedimeve për Shqipërinë, hap që duhet ndërmarrë

Oct 20, 2021 | 17:45
SHPËRNDAJE

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur mirënjohjen ndaj BE-së dhe SHBA-së për mbështetjen e dhënë për Ballkanin Perëndimor në procesin e integrimit europian.

olta xhacka

Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja shkruan se angazhimi i SHBA dhe BE është vendimtar për konsolidimin e stabilitetit dhe demokracisë në rajon.

Duke shprehur domosdoshmërinë e hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Xhaçka thotë se ky është një hap që duhet ndërmarrë bazuar dhe në arritjen e reformave.

“Angazhimi i përbashkët i SHBA dhe BE në rajonin tonë është vendimtar në konsolidimin e stabilitetit, prosperitetit, shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Mirënjohëse për mbështetjen në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, në veçanti për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë. Ky është një hap që duhet ndërmarrë bazuar dhe në arritjen e reformave, gjë e cila u konfirmua dhe nga Komisioni Evropian.”, shkruan Xhaçka.

© Panorama.al

Te lidhura