“Mbështetem te PS”/ Pas deklaratës befasuese të Avdylajt, reagon Vagjush Dako: Mirë që nuk kërkoi edhe…

Nov 13, 2018 | 16:10
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se bere nga Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit e operacionit ndërkombëtar Volvo4, ku tha sot se gjatë seancës se i qan hallet në Partinë Socialiste, duke shtuar “Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”, ka reaguar kryebashkiaku i Durrësit.

Ne nje postim te bere ne Facebook, Dako i eshte pergjigjur fjaleve te Avdulajt si dhe reagimit te bere nga Luçioano Boçi i cili kerkoi serish arrestimin e tij, duke shkruar se eshte per te qeshur dhe per te qare.

“Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin!”, shkruan Dako.

Postimi i plotë:

“Asnjëherë s’e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!
Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!”, shkruan Dako pas deklarates se Avdulajt…

Dako ne Opinionnnn

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura