“Mbështesim vetërregullimin e medias online në Maqedoninë e Veriut”/ Flet përfaqësuesi i OSBE-së për mediat. Çfarë tha për Shqipërinë

Dec 18, 2019 | 19:18
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shpreh mbështetjen e tij për nismën për vetë-rregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut, i cili u prezantua sot nga Këshilli i Etikës së Medias së bashku me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Dhomën e Ekonomisë.

330281

“Vetë-rregullimi i mediave është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e informacionit cilësor, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave,” tha Désir, cituar nga faqja e OSBE.

Nisma synon të promovojë vetë-rregullimin e mediave online përmes, ndër të tjera, financimit transparent; angazhimin e mediave në internet për të respektuar Kodin e Gazetarëve; dhe publikimi i vendimeve nga Këshilli i Etikës së Medias.

“Shpresoj që kjo punë e përbashkët nga disa organizata në Maqedoninë e Veriut të jetë e dobishme për platformat e mediave online, si dhe për komunitetin e gjerë të mediave,” përfundoi Désir.

Por, çfarë tha një ditë më parë për Shqipërinë? Désir tha se ligji i propozuar nga mazhoranca socialiste ishte konsultuar me OSBE-në.

“Kemi punuar me Ramën dhe qeverinë për ‘anti-shpifjen’”, reagon OSBE: Detyra e AKEP është eleminuar, do punojmë për të ulur gjobat!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura