Mbesat vjedhin para në banesën e dajës, por zbulohen dhe janë në telashe me policinë

Jan 15, 2022 | 14:28
SHPËRNDAJE

Dy vajza, një prej tyre e mitur, ndodhen në telashe me policinë pasi menduan se plani për të vjedhur para në banesën e dajës së tyre nuk do të zbulohej.

tirane-policia-e-shtetit-700x466

Por vjedhja që ato kanë bërë është zbuluar dhe dy vajzat janë denoncuar në polici.
Procedimi ndaj tyre ka nisur nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4.

“Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre”, thekson Policia.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura