“Mbërritën pa jetë” – shefi i Repartit të Pediatrisë tregon momentin kur foshnjat 5 muajsh shkuan në spital

Jan 26, 2020 | 21:48
SHPËRNDAJE

Pas vdekjes së dy foshnjave 5-muajsh, ka reaguar Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,Vladimir Kumaraku.

berat sapital

Kumaraku deklaron se të dy foshnjat binjakë mbërritën në Pediatrinë e Beratit pa shenja jete.

“Ata mbërritën me prindërit rreth orës 10:00 dhe pasi konstatova se ishin të vdekur, njoftova menjëherë policinë dhe morgun. I mbajtëm në repart deri në mbërritjen e policisë dhe më pas i çuam drejt morgut për të bërë analizat dhe autopsinë”-ka thënë Vladimir Kumaraku, për News 24.

I tronditur në lidhje me ngjarjen dhe duke deklaruar se, foshnjat nuk kanë pasur probleme me shëndetin apo virozat së fundmi, Kumaraku deklaron se për të vdekja e foshnjave mbetet një mister.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura