VIDEO- Mbërrin në Shqipëri avioni i parë me 121 afganë, mes tyre gra dhe fëmijë. Ja ku do të strehohen

Aug 27, 2021 | 7:22
SHPËRNDAJE

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, që aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale.

Avioni u ul pak pas orës 4 të mëngjesit të se premtes, ku tokën shqiptare e prekën refugjatët afganë, të cilët braktisën vendin e tyre për shkak të regjimit të talebanëve.

Qytetarët janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit.

121 qytetarët afganë u pritën në qendrën e pritjes së përkohshme, ngritur në zonën ushtarake. Qendra e pritjes së përkohshme është inspektuar nga Ministrja Xhaçka e cila ka vlerësuar kontributin e efektivë të FA, policisë së shtetit, policisë kufitare dhe mjekëve e infermierëve.

Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteliere në Durrës.

Prej më shumë se dy javë në vendin tonë pritet që të vinin refugjatët afganë, pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të strehojë  përkohësisht rreth 4 mijë refugjatë, ndërsa është shprehur se kush dëshiron mund të qëndrojë përgjithmonë në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura