Mbërrin në Kosovë trupi i pajetë i ish-kryeministrit kosovar (VIDEO)

Aug 22, 2017 | 8:48
SHPËRNDAJE

Në aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit aeroplani në të cilin gjendet trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Siç raporton “Zeri.info”, në aeroport tashmë është edhe familja e ish-kryeministrit të ndjerë.

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës do ta bartin arkivolin e ish-kryeministrit Rexhepi për homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Ish-kryeministri Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi, në moshën 63-vjeçare.

Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, prej kur ndodhet edhe në koma. Pas trajtimit disa ditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura