Mbërrin avioni me 267 ushtarë amerikanë në Rinas/ Ambasadorja Yuri Kim: Stërvitja “Defender 21” sjell përfitime ekonomike për Shqipërinë

May 16, 2021 | 16:30
SHPËRNDAJE

Ka mbërritur sot pasdite në Aeroportin e Rinasit, avioni me 267 ushtarë amerikanë, në kuadër të stërvitjes “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s. 

Në një prononcim për mediat ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se kjo stërvitje do të shërbejë edhe ekonomikisht për Shqipërinë.

Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon. Shqipëria është mikëpritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektim në ekonomi. SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.

Ushtarët amerikanë në vendin tonë vijnë në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Defender Europe 21”, në të cilën merr pjesë edhe Shqipëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura