Mbërrijnë në Rinas dhe 31 mijë vaksina kundër koronavirusit! Ja sa doza ka siguruar Shqipëria në total

Sep 20, 2021 | 22:07
SHPËRNDAJE

vaksinakoronavirusi

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur 31.590 doza të vaksinës Pfizer. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Manastirliu shkruan se në total, në Shqipëri kanë mbërritur 2.045.310 doza të vaksinave.

“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone” – shkruan Manastirliu.

Disa ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se po negociojnë një kontratë të re me kompaninë Pfizer për të siguruar dhe 500 mijë doza të tjera të vaksinave.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 7 viktima nga koronavirusi dhe 451 raste të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura