Mbërrijnë në ‘Rinas’ azilantët nga Gjermania: Jetuam me pilaf dhe makarona. Policia: Është kthim vullnetar

Jul 29, 2015 | 16:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rreth 70 azilkërkues shqiptarë në Gjermani janë kthyer në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Foto ilustruese, azilante te kthyer ne aeroportin e Rinasit
Foto ilustruese, azilante te kthyer ne aeroportin e Rinasit

Në një njoftim të shkurtër për mediat, Policia e Shtetit tha se azilantët u kthyen në Rinas rreth orës 15:30 në mënyrë vullnetare dhe trajtimi i tyre do të bëhët njësoj si udhëtarët e tjerë. “Në 15.30. Është kthim vullnetar i tyre. Dhe do trajohen njësoj si udhetaret e tjere. Nuk do mbahen në Rinas për veprime të mëtejshme dhe nuk kanë penalizime”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Te riatdhesuarit ne aeroportin e Rinasit
Te riatdhesuarit ne aeroportin e Rinasit

Sipas dëshmive të para të marra nga personat e kthyer në aeroportin “Nënë Tereza”, në Gjermani ishte pothuajse se pamundur të merrej azil politik. “Nuk do të kthehem më për azil në Gjermani. Në çadra jetuam. Jetuam me pilaf dhe makarona”,-tha njëri prej të riatdhesuarve në aeroport, paçka se kishte rreth 5 muaj që priste të merrte një lejeqëndrim.

Ndërkaq, një ditë më parë Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njoftoi se azilantët do të kthehen nga autoritetet e emigracionit me procedura të përshpejtuara, ndryshe nga sa policia njoftoi këtë të mërkurë.

“Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ju bëj me dije se ditën e mërkurë, më 29.07. 2015, ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 persona të kthyer”, shkruan komunikata e ambasadës.

Aktualisht ka ende debate ta hapura në Gjermani për mënyrën e trajtimit të personave që kërkojnë azil nga Ballkani Perëndimor.

Mediat e gjermane kanë shkruar se autoritetet po shohin mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët dhe kosovarët, në mënyrë që të ndalet fluksi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura