“Mbase sot lajmi i mirë?”/ Veto bullgare, Edi Rama takime kokë më kokë me krerët e BE-së për çeljen e negociatave

Jun 30, 2022 | 14:29
SHPËRNDAJE

Edi rama takimet ne Samitin e NATO-sKryeministri Edi Rama ka vijuar takimet intensive edhe në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Madrid për të lobuar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, të cilat kanë mbetur pezull për shkak të vetos nga ana e Bullgarisë.

Burime të Panorama.al bënë me dije se kryeministri Rama ka vendosur që krahas axhendës personale të vijojë me takime personale me liderët e ndryshëm të BE-së në mënyrë që të arrihet në një zgjidhje për bllokimin që po i bëhet Maqedonisë së Veriut, e për rrjedhojë dhe Shqipërisë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Rama deri më tani ka pasur komunikime intensive me presidentin francez Emanuel Macron dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, po ashtu dhe me presidentin bullgar Rumen Radev.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruante Rama sot teksa shihej duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Teksa bisedat ne Madrid vazhdojnë ende, do te duhet te pritet edhe disa ore për te marre konfirmime zyrtare nga palët e përfshira.

Rama me presidentin Bullgar

Le të kujtojmë se autoritetet maqedonase kanë parashtruar nga ana e tyre tre kushte në lidhje me propozimin e presidencës franceze për fillimin e negociatave me BE-në.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura