Mbante dy mbiemra, nga dënimi në Francë tek deportimi, zbulohet e shkuara e të riut që u ekzekutua mbrëmë

Jan 21, 2020 | 9:46
SHPËRNDAJE

vilson-tafciu

ETLEVA DELIA/ Vilson Tafçiu, i cili gjithashtu përdorte edhe mbiemrin Noka, nuk rezulton person me precedent penal në Shqipëri. 

Kështu konfirmuan burime nga grupi hetimor mbrëmë pas verifikimeve që u kryen menjëherë pas vrasjes.

Megjithatë, nga verifikimet e kryera në sistem, 28-vjeçari rezulton të jetë deportuar nga autoritetet franceze më 6 nëntor të vitit 2018.

Sipas të dhënave që ka verifikuar grupi hetimor, Vilson Tafçiu rezulton të jetë larguar nga Shqipëria më 7 mars të vitit 2018 dhe ka qëndruar në Francë.

Atje është arrestuar disa ditë më pas, konkretisht më 12 mars 2018, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike.

Drejtësia franceze e ka dënuar me një vit heqje lirie, por pasi ka qëndruar 8 muaj në paraburgim, është vendosur që të deportohet në Shqipëri. Prej asaj kohe, nuk rezulton që ai të ketë udhëtuar më drejt vendeve të BE-së.

28-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë, jashtë ambienteve të një lokali ku po pinte kafe me dy vajza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura