‘Mbani maska në hapësirat publike’, drejtori i Policisë paralajmëron gjoba për qytetarët. Ja situata në Kosovë

Jul 13, 2020 | 10:15
SHPËRNDAJE

Drejtori i përgjithshëm i Policisë në Kosovë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar ndëshkim ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga koronavirusi.

drejtori kosove

Qalaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit në KTV, “Sot”, ka thënë se nga nesër Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike.

Nga nesër, Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore”, ka thënë Qalaj.

Po ashtu, ka njoftuar se aktualisht janë 73 raste aktive me COVID-19 në Polici, derisa 224 pjesëtarë janë në vetizolim.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) njoftoi dje se janë regjistruar edhe 216 raste të reja me koronavirus pas testimit të 493 mostrave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura