“Mbani dyert dhe dritaret mbyllur”/ Shpërthim në një kompleks të industrisë kimike në Gjermani, 5 të zhdukur

Jul 27, 2021 | 14:54
SHPËRNDAJE

shprthim gjermani

Pesë persona janë zhdukur dhe disa të tjerë u plagosën pasi një shpërthim tronditi një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit të martën, duke ngritur shtëllunga tymi.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmë gjatë Katastrofave e cilësoi shpërthimin si “një kërcënim të skajshëm” dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda si dhe të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Operatorët e kompleksit Chempark në Leverkusen, rreth 20 kilometra në veri të Këlnit, thanë se shkaku i shpërthimit është ende i paqartë.

Ata thanë se zjarrfikësit dhe automjetet për zbulimin e shkallës së ndotjes u dërguan në zonë.

Policia mbylli disa nga rrugët kryesore dhe autostradat në afërsi.

Më shumë se 30 kompani operojnë në Chempark në Leverkusen, duke përfshirë komanitë Covestro, Bayer, Lanxess dhe Arlanxeo./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura