Mban mbiemrin Maldini por nuk do ketë fatin e të atit, sulmuesi i Milanit drejt kalimit në Serinë B

Jan 28, 2022 | 21:17
SHPËRNDAJE

Daniel Maldini nuk do të ketë fatin e babait të tij, Paolo, i cili kaloi të gjithë karrierën me ngjyrat kuqezi të skuadrës së Milanit. Sulmuesi i talentuar, pavarësisht aftësive të tij, duket se nuk mund të vazhdojë të luajë me rregullsi si babai i tij, që u bë një ikonë në këtë klub.

maldini

Kështu, djaloshi po bën gati valixhet që t’i japë lamtumirën, për momentin përkohësisht, ngjyrave kuqezi, ku e ka të pamundur të garojë me kampionë të mëdhenj për një vend në sulmin e skuadrës. Sipas mediave italiane, destinacioni i tij i radhës do të jetë Seria B, ku skuadra e SPAL është gati ta presë krahëhapur.

Mediat italiane raportojnë se Maldini, ashtu si edhe babai i tij i cili është përgjegjësi i merkatos së klubit, janë dakord për transferimin. Daniel largohet në këtë sezon pas 221 minutave të luajtura në 11 ndeshje me Milanin, ku ka shënuar 3 gola.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura