“Mbajtja e maskës, një akt patriotik”- Joe Biden njofton vendimin e rëndësishëm: Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në SHBA duhet…

Jan 21, 2021 | 22:32
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA, Joe Biden në një konferencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë po raporton se si administrata e tij do ta trajtojë pandeminë e koronavirusit.

biden

Biden përsëriti thirrjen e tij për amerikanët që të mbajë maskën për 99 ditët e ardhshme, duke shtuar se “është bërë një çështje partiake, për fat të keq, por është një akt patriotik.”

Ai gjithashtu tha se mbajtja e një maske do të ishte një kërkesë për çdo udhëtim ndër-shtetëror, ndërsa bëri të ditur se të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në SHBA nga vendet e tjera do të duhet të karantinohen pas mbërritjes në SH.B.A., shkruan BBC.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, Biden paralajmëroi se numri i të vdekurve në lidhje me Covid të vendit ka të ngjarë të kalojë 500 mijë deri në muajin tjetër.

“Do të duhen muaj me radhë që ne t’i kthejmë gjërat në normalitet. Më lejoni të jem i qartë, ne do ta kalojmë këtë, ne do ta kalojmë këtë pandemi. Ndihma është në rrugë e sipër.

Sot, unë jam duke zbuluar një strategji kombëtare mbi Covid-19 dhe veprimet ekzekutive për të mundur këtë pandemi. Strategjia jonë kombëtare është gjithëpërfshirëse, e bazuar në shkencë, jo në politikë”, tha Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura