Mbajti sekret lindjen e vajzës, këngëtarja shqiptare publikon foto topless dhe na prezanton për herë të parë me Luizën

Mar 11, 2020 | 12:08
SHPËRNDAJE

Yllka Kuqi u bë nënë për herë të parë në muajin shkurt. Por këngëtarja e mbajti sekret ardhjen në jetë të Luizës, lajm të cilin e zbuloi babai i saj.

Dhe tani Yllka na ka prezantuar për herë të parë me vogëlushen e saj.

Ajo publikoi një foto topless në Instagram duke mbajtur foshnjën në krahë.

“Nënë e bijë”- shkroi këngëtarja.

Luiza erdhi në jetë më 10 shkurt por këngëtarja qëndroi e heshtur duke e mbajtur tërësisht të fshehtë për publikun.

Ndërsa lajmin e shtatzënisë e informoi pak kohë para se të bëhej nënë.

“Është pjesa më e bukur e jetës,”– tha babai i saj, Zeqë Kuqi duke ju referuar ardhjes në jetë të mbesës në një intervistë për RTV21.

          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura